Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka filluar puna për ndryshimin e rregullores së “Prishtina Parking”.
Ai ka shpërndarë pamje brenda grupit punues.
Projekti për memaxhimin e parkingjeve publike ka nisur nga janari i vitit 2021, ku qytetarët duhet të paguajnë për çdo makinë në hapësirat të cilat janë të shënjuara në rrugë.
Që nga koha kur “Prishtina Parking” ka nisur punën shumë qytetarë ka pasur ankesa për Komunën e Prishtinës.
Mbetet të shihet nëse ndryshimi i rregullores do t’i japë zgjidhje ankesave të qytetarëve.