Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se afër Postës Kryesore në Dardani, do të fillojnë Kinemanë e Hapur “Film N’Park”, për fëmijët mbi moshën 10 vjec.
Kjo do të zgjasë nga 26 gushti deri me 1 shtator, ku do të shfaqen filma kosovare e ndërkombëtarë.
“ Drejtoria e Kulturës dhe Qendra Kulturore për Fëmijë në Kryeqytet, ju ftojnë në një përvojë unike verore me filma të përzgjedhur nga Prifest, Anibar, dhe Qendra Kinematografike e Kosovës”, ka shkruar Rama.