Rama: Nuk ka asnjë gjasë të rikthehen vizat, non-grata nuk ka shans të hiqet

Prishtinë | 18 Tet 2022 | 18:49 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi lajmet që kanë qarkulluar së fundmi se BE-ja mund të rikthejë regjimin e vizave për Shqipërinë

Në një postim në Twitter Rama shkruan se të gjithë e dinë se kujt i është hequr viza në Shqipëri, ndërsa thekson se nuk ka asnjë gjasë që të vihen vizat për Shqipërinë.

“Të gjithë e dinë se kujt i është vënë viza në Shqipëri, askush mos çuditet si e qysh përhapet thashethemi se BE-ja do kthejë regjimin e vizave! Nongrata nuk ka shans të hiqet, vizat nuk ka gjasë të vihen dhe opozita e rublave sado të japë shpirt s’ka për të hequr dorë rubla çorba”, shkruan Rama.

Të ngjashme