Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur ‘gjë shumë të mirë’ arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për faturimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore.
Rama në një postim në Twitter, ka shkruar se kjo është rruga e duhur, ndërsa të tjerat janë humbje kohe ‘duke e rrejt veten’.
Gjë shumë e mirë marrëveshja e firmosur mes Kosovës e Serbisë për energjinë në Veri. Kjo është rruga e duhur. Të tjerat janë humbje kohe duke rrejt veten!
— Edi Rama (@ediramaal) June 21, 2022
Sipas udhërrëfyesit për të cilin Kosova dhe Serbia u dakorduan të martën në Bruksel, kjo kompani parashihet ta nënshkruajë një marrëveshje tregtare me KEDS-in që parasheh shërbimet e distribuimit (faturimin, inkasimin, mirëmbajtjen dhe kyçjen e konsumatorëve të rinj) në katër komunat me shumicë serbe në veri. Kjo, parashihet të ndodhë 10 ditë pas licencimit.