Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se nuk është në plan thirrja e mocionit të mosbesimit të Qeverisë.
“Mund t’ia kërkoj parlamentit francez, por Parlamentit shqiptar nuk e di se për çfarë t’ja kërkoj. Parlamentit francez nuk mund t’i kërkohet!”, është shprehur ai, njofton Klan Kosova.
“Maqedonia ka 14 vjet që pret që çel negociatat, 14 vjet që nga këshilli në këshill merr sinjale pozitive dhe s’merr asnjëherë “Po”. E detyruan ta ndërrojë emrin, identitetin, duke i premtuar që u ‘bën kjo, u zgjidh’ dhe ja ku jemi. Asnjëherë nuk ka qenë një opsion”.
“E kemi rrezikuar në maj qershor për shkak të katrahurave që u bën këtu. Nuk ka lidhje në thelb mosvendimmarrja se çfarë ka bërë njëra, çfarë tjera, ata ndërruan emrin dhe nuk arritën ta marrin “Po”-në. Çfarë duhet të bëjnë më shumë ata?”
“U gjendën në një moment të historisë së bashkëjetesës së BE-së ku ka përplasje të madhe konceptuale në mes Francës dhe Gjermanisë. Mbrëmë cilido nga vendet që kanë hyrë në BE pas rënies së komunizmit nuk e merrte “Po”-në sepse tema ishte gjetkë, çfarë do të bëjmë me shtëpinë tonë”.
“Macorn ishte brutalisht i hapur në atë që tha, më hapur se çdo herë tjetër në publik, vuri në pikëpyetje gjithë metodologjinë e negociatave, gjithë procesin, duke kërkuar ndryshimin e procesit për ta bërë më efektiv për BE, e quajti proces ultra-burokratik dhe kërkon një ndryshim metodologjie. Është në të drejtën e tij, nuk mund të thuash se e ka gabim për atë se si e shtron dhe qëllimet që ka, por ku hymë ne këtu”.
Rama ka thënë se në situatën e mbrëmshme edhe sikur Zvicra të aplikonte për çeljen të negociatave nuk do të kishte dakordësi.