Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka vënë në pikëpyetje nëse Shqipëria do të marrë pjesë në samitin e radhës të Bashkimit Evropian, që do të mbahet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel.
Rama, përmes një postimi në Twitter, tha që bashkë me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut – Aleksandër Vuçiq dhe Dimitar Kovaçevski – kanë diskutuar për këtë dhe kanë ardhur në përfundim se në fund të samitit do të marrin përgjigje negative.
“Ne diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për samitin e ardhshëm të BE-së. Duket se një tjetër ‘Jo, më fal!’ do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë duhet bërë atje?!”, ka shkruar Rama.
We discussed today at length with Serbia's and North Macedonia's leaders about the upcoming EU Summit. It seems that another "No,sorry!" is gonna be what we will hear at the end! The whole Union kidnapped by Bulgaria it is not a good spectacle to watch! What to do there?!
— Edi Rama (@ediramaal) June 21, 2022