Rama për shfuqizimin e planit rregullues të “Kalabrisë”: Është kërkesë e MAPL-së – Opozita e lëshon sallën

Prishtinë | 18 Mar 2022 | 12:11 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama duhet e arsyetuar vendimin për anulim të i vendimit për miratimin e planit rregullues të lagjes “Kalabria” ka thënë se nuk është kundër që të rritet koeficienti për ndërtim urban në 2.4 por që duhet një plan më i detajuar, raporton Ekonomia Online.

Ai tutje fajin për anulim të këtij vendimi ia ka hedhur edhe Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL), ku sipas Ramës plani rregullues për lagjen “Kalabria” është i pavlefshëm.

“Është si rezultat i kërkesës së Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, pasi e kanë shpallur si të pavlefshëm si plan. Kërkesat duhet të jenë paralel me ngritjen e koeficientit ne duhet të bëjmë dizajnin e mirëfilltë. Sa shkolla sa qendra të mjekësie familjare etj, koeficienti nuk mund të rritet pa një plan të mirëfilltë. Unë nuk jam kundër koeficientit 2.4, mirëpo duhet të shfuqizohet ky vendim për arsye që ministria e ka thënë se është e pavlefshme”, ka thënë ai.

Rama tutje ka premtuar që brenda 6 muajsh do të paraqes para Kuvendit Komunal një plan më të mirëfilltë dhe në përputhje më planin urban dhe ligjërisht të zbatueshëm.

“Brenda periudhës 6-mujore do ta sjellim prapë, në bazë të një analize të mirëfilltë dhe ta marrim vendimin e mirëfilltë”, ka thënë kryetari Rama.

Kujtojmë se edhe banorët e lagjes “Kalabria” kanë protestuar disa herë në kundërshtim të anulimit të planit rregullues për këtë lagje.

LEXO EDHE:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/komuna/shfuqizohet-plani-rregullues-per-kalabrine-perkunder-kundershtimit-te-banoreve-dhe-opozites/

Të ngjashme