Rama: Prishtina e gatshme t’u dalë në ndihmë komunave të prekura nga vërshimet

Prishtinë | 20 Jan 2023 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur pikëllimin e tij pas vërshimeve në qytete të ndryshme të Kosovës.

Rama ka shprehur gatishmërinë e tij që t’u dalë në ndihmë komunave që janë prekur nga këto vërshime.

Ndërsa për gjendjen në Prishtinë, Rama thotë se është stabile. Ai ka përmendur edhe ndihmën që e kanë dhënë për Komunën e Mitrovicës.

“Ndjehem i pikëlluar të shoh vërshime në vende të ndryshme të Kosovës, të cilat kanë shkaktuar dëme dhe kanë trazuar jetën e qytetarëve. Kryeqyteti ka shprehur gatishmërinë për t’i ardhë në ndihmë të gjitha komunave të cilat gjenden në vështirësi si pasojë e vërshimeve. Në vendbanimet e Komunës së Prishtinës gjendja është stabile. Sektori për Siguri dhe Emergjenca i Drejtorisë së Inspekcionit të Kryeqytetit, tashmë i ka ardhë në ndihmë Komunës së Mitrovicës. Në këto kohë të vështira, të qëndrojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin”, ka shkruar Rama.

Të ngjashme