Kryetari i Prishtina, Përparim Rama, ka bërë të ditur se projekti “Bridging Creatives” ka bashkuar artistë, kuratorë dhe institucione nga rajoni dhe më gjerë, duke krijuar mundësi të reja bashkëpunimi për komunitetin kreativ.
Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se idetë më të mira lindin kur kreativiteti tejkalon kufijtë dhe kur bashkëpunimi ndërkombëtar bëhet pjesë e zhvillimit kulturor të qyteteve.
“Idetë më të mira lindin kur kreativiteti kalon kufijtë. Projekti ‘Bridging Creatives’ bashkoi artistë, kuratorë dhe institucione nga Kosova, Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar, duke ndërtuar ura të reja bashkëpunimi për komunitetin kreativ të rajonit”, ka shkruar Rama.
Ai theksoi se hapja e qyteteve ndaj ideve të reja dhe partneriteteve ndërkombëtare sjell projekte që e bëjnë kryeqytetin më kreativ dhe më të gjallë në aspektin kulturor.
“Kur qytetet hapen ndaj ideve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, lindin projekte që e bëjnë Kryeqytetin më kreativ. Prishtina vazhdon të ndërtojë hapësira ku arti, kultura dhe njerëzit takohen”, ka shtuar ai.
