Pas arrestimit të asamblistit të LVV-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Besnik Mujeci për trafikim droge. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se është PRO që zyrtarët e shtetit ta bëjnë testin e përdorimit të narkotikëve.
Rama tha në Frontal në T7 se nuk frikësohet që ta bëjë këtë test.
“Absolutisht… Absolutisht nuk frikësohem. Mundemi me e bë sot, tash. Pa kurrfarë problemi”, tha Rama.
Por, ai tha se do të duhej që kjo të fillonte prej majes.
“Unë mendoj që duhet me fillu prej kryeministrit, presidentes e poshtë. Duhet me ditë populli prej kujt po qeveriset, në çfarë niveli psiqik, mendor janë. Nëse është iniciativë e Lëvizjes Vetëvendosje, atëherë absolutisht jam pas saj. Ta bëjmë për të gjithë”, tha Rama.