Rama: Prona 8 hektarëshe e pronarëve privatë do të këmbehet me një PJESË të pronës rreth 20-hektarëshe

Prishtinë | 19 Jan 2024 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas raportimeve në medie se Kuvendi Komunal ka marrë vendim për këmbimin e një prone komunale prej rreth 20 hektarësh me dy pronarë privatë në zonën Prishtina e Re.

Rama ka thënë se vendimi për këmbim është marrë nga Kuvendi i Prishtinës dhe se bëhet fjalë për këmbimin 8 hektarësh të pronës private me një pjesë të pronës rreth 20 hektarësh, dhe jo komplet pronën prej 20 hektarësh, siç është raportuar nga Televizioni KTV.

“Dua të sqaroj për qytetarët se vendimi për këmbim i marrë nga Kuvendi i Kryeqytetit, i cili vendim ka marrë edhe ligjshmërinë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, e specifikon që prona 8 hektarësh e pronarëve privat, do të këmbehet me një PJESË të pronës rreth 20 hektarësh. Pra, vendimi i Asamblesë nuk këmben 8 hektarë dhe tërë parcelën 20 hektarësh ashtu siç është keq raportuar në media”, thotë ai.

Më tej, në reagim Rama ka shtuar se “këtë pjesë të vlerësimit të pronave, nuk e përcaktoj as unë si Kryetar e as Kuvendi i Kryeqytetit, por e përcakton Ministria e Financave në bazë të kritereve për vlerësim të pronave të definuar me legjislacion”.

“Komuna e Prishtinës ashtu siç vepron në secilën procedurë të këmbimit të pronave, do ta bëjë ekzekutimin e vendimit në bazë të vlerësimit final që do ta marrë nga Ministria e Financave”.

REAGIMI I PLOTË:

Gjatë ditës së djeshme është raportuar për një proces të këmbimit të një prone komunale me dy pronarë privatë.

Dua të sqaroj për qytetarët se vendimi për këmbim i marrë nga Kuvendi i Kryeqytetit, i cili vendim ka marrë edhe ligjshmërinë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, e specifikon që prona 8 hektarëshe e pronarëve privat, do të këmbehet me një PJESË të pronës rreth 20 hektarëshe. Pra, vendimi i Asamblesë nuk këmben 8 hektarë dhe tërë parcelën 20 hektarëshe ashtu siç është keqraportuar në media.

Këtë PJESË të vlerësimit të pronave, nuk e përcaktoj as unë si Kryetar e as Kuvendi i Kryeqytetit, por e përcakton Ministria e Financave në bazë të kritereve për vlerësim të pronave të definuara me legjislacion.

Komuna e Prishtinës ashtu siç vepron në secilën procedurë të këmbimit të pronave, do ta bëjë ekzekutimin e vendimit në bazë të vlerësimit final që do ta marrë nga Ministria e Financave.

Në fund, ju bëj thirrje medieve për raportim objektiv dhe korrekt dhe të shmangin keqinformimet e tilla, që duken se kanë tendencë negative, kundër qeverisjes në Kryeqytet.

Të ngjashme