11.7 milionë vizitorë të huaj kanë vizituar Shqipërinë gjatë 2024. Shifrat zyrtare të vizitorëve i ka publikuar Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
“11,7 milionë vizitorë të huaj ose 15% më shumë se viti 2023, e bën vitin 2024 një tjetër vit rekord që na dëshmoi se Shqipëria nuk është thjesht kuriozitet i momentit, por ka shtruar për së mbari rrugën e saj në rritjen e qëndrueshme në shifra, në krijimin e një oferte serioze e të diversifikuar, si dhe ofrimin e përvojave unike në të gjitha shijet dhe ndjesitë e saj”, shkruan Rama.