Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pyetur për raportet me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, pa çka ai ka ironizuar duke i cilësuar pyetjen si telenovela “Vitrinat”, raporton Ekonomia Online.
“Ah sa i madh. Ju e keni ndryshe, e keni si ajo telenovela ‘Vitrinat’, 1 mijë episoda. A e do a s’do. A të do, a s’të do. O zot. Po të ketë përgjigje nuk do të vazhdojë telenovela a e do a nuk e do”, u shpreh Rama.