Kryeministri Edi Rama nga Kuvendi ka folur për herë të parë për mocionin e votuar në parlamentin holandez, që i kërkon Brukselit rikthimin e vizave për shqiptarët.
Rama garantoi se nuk do të ketë rikthim vizash dhe se vendimi është politik.
“Një festë fyese në Tiranë për arsyet e atij vendimi dhe aspak përbuzëse për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi në kushtet kur ai vendim u përcoll në kanalet televizive si të ishte fundi i lëvizjes së lirë të shqiptarëve, ndërkohë që është një vendim thjeshtë dhe vetëm politik në vazhdën e një procesi elektoral në një vend si Holanda, ku nuk është sekret ka një zhvillim të vazhdueshëm të një politike intensive kundër zgjerimit dhe emigrantëve dhe shqiptarëve.
Është një procedurë parlamentare që nuk ka asnjë implikim të drejtpërdrejt në lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Për të shpjeguar pak më konkretisht se për revokimin e lëvizjes së lirë duhet të përmbushen disa kritere, asnjëra nuk përkon me realitetin e faktorit shqiptar në Holandë. Ministri për Drejtësinë në Holandë ka fjalën e tij reagoi duke thënë këtë, ‘nuk ka asnjë kriter të përmbushur negativisht për ta adresuar’.
Për rikthimin duhet të ketë rritje e emigracionit, rritje e azilkërkuesve, që nuk është e vërtetë, pasi ka ulje, duhet të vërehet mungesë bashkëpunimi, por ka rritje, e konstatuar nga holandezët, së katërti duhet që vendi të përbëjë kërcënim për sigurinë kombëtare të vendit që ndërmerr këtë procedurë, nuk ekziston dhe së pesti duhet të konstatohet kthimi pas i kritereve teknike, por vlerësoj nga KE, që në dhjetor të 2018 nënvizoi se i plotëson 100%. Qeveria nuk ka ndërmarrë hapa që në bazë të vendimit të parlamentit, në kushtet e një fushatë elektorale, që t[i drejtohet KE-së dhe pastaj KE-ja nëse ka adresim nga qeveria holandeze e shqyrton kriteret që sapo fola” tha Rama./tch