Rama: Rrugës “Eqrem Çabej” do t’i shtohet edhe një korsi, do të lehtësojë qarkullimin

Prishtinë | 05 Tet 2023 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se do të shtohet edhe një korsi në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se zgjerimi i rrugës do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve të transportit dhe do të shkarkojë komunikacionin.

“Po e shtojmë një korsi në rrugën “Eqrem Çabej” në Kryeqytet. Zgjerimi i rrugës do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve të transportit dhe do të shkarkojë komunikacionin”, ka shkruar Rama.

Të ngjashme