Rama shkon në ShBA, do të kryesojë sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Prishtinë | 19 Sht 2022 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të kryesojë delegacionin shqiptar për sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka mbërritur sot në New York, ku do të marrë pjesë në javën e nivelit të lartë të sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, si pjesë e delegacionit të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama.

Gjatë qëndrimit në New York, ministrja Xhaçka do të mbajë disa takime dypalëshe me homologët nga Japonia, India, Finlanda etj, si dhe do të marrë pjesë në disa evente të nivelit të lartë si takimi i Komisionit të Partneritetit Karta e Adriatikut – ShBA, takimi Ministror i Grupit Feminist për Politikë të Jashtme, simpoziumi Gratë, Paqja dhe Lidershipi, Arritja e Paqes dhe Sigurisë së Qëndrueshme përmes Lidershipit të Përgjegjshëm ndaj Gjinisë.

Të ngjashme