Kryeministri i Shqipërinë, Edi Rama ka deklaruar se në mandatin e tretë sistemi i gjobave do të jetë i gjithi online.
Gjatë prezantimit të programit të PS për shërbimet e qytetarëve, Rama theksoi se me përfshirjen në sistem të monitorimit të trafikut, nuk do shohin më policë në rrugë.
“E për të ardhur tek gjobat, gjobat, ato blloku – blloku dhe komisionet, ankesat, radhët, është drejt fundit, po merr fund. Do ketë një sistem që ka filluar, por do kompletohet në mandatin e tretë ku nuk ke më lidhje, gjithçka është online dhe jo vetëm për punonjësit e policisë, por dhe për çdo qytetar me timon, gjithçka do jetë online. Punonjësi i policisë kontrollon në kohë reale statusin e targës, të lejes së drejtimit, verifikon nëse ka masa të tjera, taksa të palikuiduara e kështu me radhë. Ndërkohë që, cilido nga ata që merr një gjobë, nuk ka nevojë të shkojë në radhë tek komisioni”.
“Të kapën në rrugën Durrës- Rrogozhinë – Lushnje, je nga Vlora apo je nga Tropoja, duhet të shkosh në Lushnje se aty është komisioni, se je kapur aty. Ndërkohë që apelimi, gjithçka online. Sot që flasim, ka ndodhur, është fakt, për mbi 50 mijë që kanë pasur pretendime për masat administrative për kundravajtjet rrugore dhe organet e Policisë kanë ndjekur pretendimin online, pa ato tmerret”, ka thënë Rama./tvklan.al/