Rama takohet me homologun spanjoll, nënshkruhen dy marrëveshje të rëndësishme

Prishtinë | 04 Tet 2021 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Gjatë vizitës së tij në Madrid, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, është pritur mesditën e së hënës nga homologu i tij spanjoll Pedro Sánchez, ku u nënshkruan edhe dy marrëveshje.

“Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Spanjës, për bashkëpunimin në çështjet e arsimit të lartë dhe Marrëveshjen si shtesë e konventës europiane për ekstradimin e vitit 1957”, janë dy marrëveshjet e nënshkruara këtë të hënë.

Kjo është vizita e parë zyrtare e nivelit të lartë në Spanjë në historinë e marrëdhënieve bilaterale. Kryeministria shkruan se kjo vizitë hap një faqe të re në këto marrëdhënie me potencial të lartë bashkëpunimi politik, ekonomik e kulturor mes Spanjës dhe Shqipërisë./A2

Të ngjashme