Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama duke u bazuar në situatën e sigurisë në kryeqytet dhe pas shumë takimeve me përgjegjësit e sigurisë në nivel lokal ka mbajtur të premten mbledhje të jashtëzakonshme e KKSB-së, raporton Ekonomia Online.
Në takim kanë marrë pjesë zyrtarë nga institucionet e sigurisë dhe qytetarë. Ata u ankuan për nivelin e sigurisë në lagjet e tyre duke kërkuar më shumë patrullime të Policisë.
Përderisa Rama u zotua se do të merren të gjitha masat e nevojshëm për ofrimin e sigurisë në kryeqytet.
Edhe nga Policia thanë se janë duke zbatuar planet operative për këtë çështje.
Ditë më parë Rama tha se ka marrë informata nga drejtori i Policisë se pas mesnatës në kryeqytet çdo e dyta ose e treta veturë është e armatosur. Kjo sipas tij, kjo është alarmante, prandaj edhe ka kërkuar koordinim ndërmjet institucioneve.
LEXONI EDHE: