Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur të hënën presin mbi 44 mijë doza të vaksinës Pfizer.
Rama përmes një postimi në Facebook ka treguar se është shtuar interesi për vaksinën mes të rinjve, teksa vijon vaksinimi në javën e hapur +18 vjeç në çdo komunitet, për t’i dhënë mundësi sa më shumë qytetarëve të mbrohen nga çdo rrezik prej Covid19.
‘’Do të vijojmë të rrisim disponibilitetin e vaksinave në vend, teksa presim të hënën mbi 44 mijë doza të vaksinës Pfizer’’, ka shkruar Rama në postimin e tij.
Tutje ai shtoi se ministrja e shëndetsisë, Ogerta Manastirliu, është duke ndjekur nga afër vaksinimin me njësitë e lëvizshme në Ndroq.