Rama u kthen përgjigje kritikuesve për pritjen që i bëri dje Erdoganit

Prishtinë | 18 Jan 2022 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zgjedhur llogarinë e tij në Facebook për t’iu kundërpërgjigjur gjithë atyre që thotë se e kritikuan pas vizitës së djeshme që i bëri presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Ai thotë se disa persona nuk u kursyen në sharje e mallkime “në emër të Skënderbeut” dhe se rastësia e desh që vizita e djeshme, e siç thotë se e quajtën ofenduesit, “Pushtuesit” nga Ankaraja, të përkonte me ditën e vdekjes së këtij heroi të kombit.

Në këtë postim Rama e vuri në pah gjithë ndihmën që Erdogan i kishte dhënë shtetit shqiptar atëherë kur më së shumti kishte nevojë, duke përmendur vaksinat, lagjen me lagje e re me 522 shtëpi për familjet e prekura nga tërmeti, spitalin e ri ultramodern, etj.

Ai shtoi se këto, siç tha, spazma urrejtjeje sportive të cilat burojnë nga tifozllëku i sëmurë partiak, mllefi i pangushëllueshëm “intelektual” dhe fatkeqësisht ndonjëherë edhe nga budallallëku islamofobik, nuk e ndryshojnë as përmbajtjen e miqësisë tradicionale me popullin turk, e as kursin e partneritetit strategjik me Republikën e Turqisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme