Rama më i vendosur se kurrë: Zgjedhjet nuk do të shtyhen

Shqipëri | 02 Pri 2017 | 12:48 | Nga

Kryeministri Edi Rama, duke folur në Asamblenë e PS-së, që mbahet në pallatin e sportit, ‘Asllan Rusi’, ka theksuar edhe një herë se zgjedhjet nuk do të shtyhen pavarësisht se çfarë bën opozita.

Duke bërë krahasim me ndeshjen mes Juventusit dhe Barcelonës, që do të luhet për Champions League, Rama tha se data e zgjedhje është përcaktuar dhe shanset e PD-së janë të pakta që të fitojë zgjedhjet.

“Juventusi do të luajë me Barcelonën, Barcelona do të luajë me Juventusin datat janë caktuar, asnjë njëra dhe as tjetra nuk kërkojnë shtyrjen e datës së ndeshjes. E ftoj PD të marrë shembull nga Barcelona, date e zgjedhjeve nuk shtyhen.

Pavarësisht se shanset që Barcelona të kualifikohet janë 50% ndërsa shanset që PD të kualifikohet në 18 qershor janë sa shanset e Saliut që të zëvendësojë Luis Enrikun në fund të sezonit. Çadra është zgjedhja e tyre, në 18 qershor janë zgjedhjet e popullit.”, -tha Rama.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme