Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama, i cili ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe pamje nga takimi.
Rama ka treguar se ka shkuar në Emiratet e Bashkuara Arabe me ftesë të Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.
Teksa shprehet se është mikpritur vëllazërisht në Abu Dhabi, Rama shton se ka shkuar atje për të diskutuar projektet e përbashkëta në Javën e Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Ky forum ndërkombëtar sjell së bashku kryetarë shtetesh dhe qeverish, liderë të biznesit dhe shoqërisë civile, për të diskutuar sfidat dhe perspektivat e zhvillimit të qëndrueshëm në nivel global.
“Abu Dhabi – Si gjithnjë të mikpritur vëllazërisht në Emiratet e Bashkuara Arabe, këtë herë me ftesë të Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, për të diskutuar projektet e përbashkëta në Javën e Zhvillimit të Qëndrueshëm”, ka shkruar Rama në postimin e tij.