Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar lagjen Dardania në kryeqytet.
Rama ka theksuar se do të vazhdohet me instalimin e ndriçimit, ashtu siç po bëhet në krejt kryeqytetin.
“Po vazhdojmë në të gjitha pjesët e Dardanisë me instalu ndriçimin e ri”, tha Rama.
Ai premtoi renovim të shkallëve afër shkollës Dardania, nënkalim dhe një park të ri.
“Shkallët e shkollës Dardania kanë me u renovu të gjitha, qysh e kemi renovu gjithë shkollën. Prej Rrethit të Flamurit deri te Rrethi te stacioni i autobusave ka me qenë nënkalim. Edhe parku i ri”, tha Rama më tutje.