Rama viziton përfituesit e serrave: Dëshmi e përkushtimit për mbështetjen e prodhimit vendor

Prishtinë | 12 Nën 2024 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar përfituesit e projektit “Furnizimi dhe Montimi i Serrave”.

Në njoftimin e komunës thuhet se këto serra janë shpërndarë si subvencione në formë të grantit për fermerët e kryeqytetit dhe se kjo është dëshmi e përkushtimit për mbështetjen e prodhimit vendor.

“Këtë vit, ka filluar shpërndarja e serrave si subvencione në formë të grantit për fermerët e Kryeqytetit, duke i fuqizuar ata dhe duke i dhënë ekonomisë sonë lokale një nxitje të re.

Kryetari, Përparim Rama, bashkë me drejtoreshën e bujqësisë, Donjeta Dragusha, vizituan përfituesit e projektit “Furnizimi dhe Montimi i Serrave”, që është dëshmi e përkushtimit për mbështetjen e prodhimit vendor!”, ka shkruar Rama.

Të ngjashme