Ramabaja ankohet për komentet e opozitës rreth viztës së shefit të CIA-s

Prishtinë | 23 Gus 2024 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Sadri Ramabaja aktivist i VV-së, ka komentuar vizitën e shefit të CIA-s në Kosovë.

Më saktë, Ramabaja ka shtruar disa pyetje rreth deklarimeve të opozitarëve për mungesën e takimit dje të shefit të CIA me kryeministrin Albin Kurti, të cilët u takuan sot.

Sipas Ramabajës, krejt këto deklarata ishin terror psikologjik.

“Si cilësohen lajmet dhe deklaratat e lansuara dje nga një lagje mediash e politikanësh injorantë rreth kësaj vizite?!

A duhet të përgjigjet kjo kastë matrapazësh për publikim të lajmeve të rreme, që në esencë janë pjesë e luftës hobride?!

Në mulli të kujt çonë ujë ky terror psikologjik?!

Ku vajti e treti përgjegjësia profesionale dhe etika njerëzore?” – ka shkruar Ramabaja.

Të ngjashme