Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani u ka bërë apel qytetarëve të Kosovës që të respektojnë rekomandimet e IKSHP-së në të kundërtën situata në ditët në vijim do të jetë shumë e rëndë.
Ramadani ishte i drejtpërdrejtë në kërkesën e tij drejtuar qytetarëve për të respektuar rekomandimet, duke paralajmëruar edhe ditë të vështira, raporton rtv dukagjini.
Ai tha se rekomandimet nuk zbatohen me fjalë por me vepra dhe sipas tij nëse nuk zbatohen do të ketë gjendje të rëndë epidemiologjike dhe vdekje.
“Nuk jemi në ëndërr po në realitet…. Nëse nuk i zbatojmë rekomandimet do të kemi mbaru…”, tha Ramadani.
Ai tha në pjesën më të madhe të njerëzve po hasin në vesh të shurdhër.
Drejtori i IKSHP-së, tha se nuk duhet të ketë mbledhje të njerëzve e patriotizma në oda sepse situata nuk e lejon një gjë të tillë.
Sipas tij, IKSHP-ja nuk mund t’i mbajë nën kontroll dy milionë banorë dhe mbrojtja është individuale.
Ramadani theksoi se në Malishevë deri të hënën kanë punuar shitoret dhe tregu dhe kjo sipas tij është e patolerueshme.