Ramadani i bën thirrje VV-së të propozojë kryetarin e Kuvendit: Ndaleni sabotazhin ndaj shtetit

Prishtinë | 07 Gus 2026 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të ndalë, siç e ka quajtur ai, “sabotazhin ndaj shtetit” dhe të mos refuzojë zbatimin e rezultatit zgjedhor.

Përmes një postimi publik, Ramadani ka kërkuar që Vetëvendosje ta propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, duke theksuar se ky është hapi i nevojshëm për të ecur përpara me krijimin e institucioneve.

“Le ta propozojë Kryetarin e Kuvendit. Nëse bëhen 61 vota, atëherë fillon faza e re e krijimit të institucioneve, zgjedhja e Qeverisë e Presidentit”, ka shkruar ai.

Ramadani ka theksuar se kushtetutshmëria dhe ligjshmëria duhet të jenë mbi interesat politike, duke përfunduar mesazhin e tij me qëndrimin: “Kushtetutshmëria e ligjshmëria mbi secilin.”

Të ngjashme