Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani është ndarë i kënaqur jo vetëm me rezultatin por edhe lojën e treguar nga ekipi i tij në fitoren ndaj Arbërisë. Prishtina triumfoi bindshëm 4:0 ndaj Arbërisë në ndeshjen e xhiros së 20 të Superligës së Kosovës në futboll.
“Patjetër që jam shumë i kënaqur me lojën por edhe rezultatin. Pjesa e parë ishte më efektive pasi shënuam tri gola kurse në pjesën e dytë vetëm e menaxhuam rezultatin. Përgëzoj futbollistët për këtë paraqitje sepse kur fiton ndeshjen pa pësuar gola është triumf i rëndësishëm”, u shpreh Ramadani.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë pasi jemi në rrugën e duhur por nuk duhet të jemi të kënaqur për asnjë moment”.
Në xhiron tjetër, që zhvillohet mesjavën e ardhshme, Prishtina e pret në shtëpi kampionen në fuqi, Dritën.