Zv. ministri i ministrisë së Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka përkujtuar 70-vjetorin e themelimit të NATO-s.
Ai tha se Kosova dhe populli i saj e kujtojnë përjetë ndihmën vendimtare që NATO i dha përfundimit të tmerreve të luftës, në vitin 1999.
Ramadani tha se Kosova dhe populli i saj e nderojnë dhe respektojnë NATO-n për rolin përcaktues që edhe më tutje ka në ambientin e sigurt dhe të qetë në Kosovë dhe rajon.
Ai tha se Kosova dhe populli i saj i takojnë botës së NATO-s
Postimi i plotë i Ramadanit:
70 vjet, NATO shpresa e paqes!
Kosova dhe populli i saj i takojnë botës së NATO-s.
Më 4 prill 1949 në Ëashington D.C, pra para 70 vjetësh, është themeluar NATO-ja.
Asaj i kishte paraprirë Traktati i Brukselit, i themeluar në vitin 1948 midis shteteve të Evropës Perëndimore, porse si e tillë ishte e pamjaftueshme pa SHBA-në në ballafaqimin me BRSS-në e atëhershme.
Për 70 vjet, NATO arriti të kthehet në vazhdimësi në shpresën për paqe. Në shpresën për Mbrojtjen Kolektive të shteteve demokratike dhe për largimin e rrezikut të përsëritjes së Luftërave Botërore.
Në rajonin tonë, Ballkanin Perëndimor, NATO-ja tashmë është adresa kryesore për paqe.
Kosova dhe populli i saj e kujtojnë përjetë ndihmën vendimtare që NATO i dha përfundimit të tmerreve të luftës, në vitin 1999.
Kosova dhe populli i saj e nderojnë dhe respektojnë NATO-n për rolin përcaktues që edhe më tutje ka në ambientin e sigurt dhe të qetë në Kosovë dhe rajon.
Kosova dhe populli i saj i takojnë botës së NATO-s.