Nesër bëhen 20 vjet nga bombardimet e NATO-s për shlirimin e Kosovës.
Zënvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka dekatuar se Kosova është shembull që duhet të inspiroj popujt e robëruar.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, Ramadani ka shkruar se Kosova dhe institucionet shtetërore janë përjetë mirënjohëse për vendimin e NATO-s të paraprisë nga ShBA-të.
Ky është statusi i plotë i Ramadanit:
20 vjet nga shpresa për liri
Kosova është shembull inspirues për triumfin e demokracisë ndaj tiranisë.
Po bëhen 20 vjet nga fillimi i ndërhyrjes ushtarake të NATO-s për të përfunduar gjenocidin e spastrimin etnik.
Ky është 20 vjetori i fillimit të ndëshkimit të tiranisë së regjimit të Millosheviqit mbi popullin e Kosovës.
Kosova, populli i saj dhe institucionet shtetërore, janë përjetë mirënjohës për vendimin e NATOs, të prirë nga SHBA, për të ndalur gjenocidin në Evropë.
20 vjet pas kësaj, sot Kosova është e gatshme që ushtarët e saj të shërbejnë krah për krah me ushtarët e vendeve të NATO-s në shërbim të paqes e sigurisë kudo nëpër botë.
Ky është tregimi i suksesit për Kosovën dhe për demokracitë perëndimore.
Kosova është shembull inspirues për popujt e robëruar.