Ramadani: Kosova në NATO brenda vitit 2025

Prishtinë | 16 Mar 2019 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, në një postim të tij në Facebook ka thënë se pavarësisht sfidave që i ka Kosova, rrugëtimi i tij në NATO do të përmbyllet në vitin 2025.

“Tash kur po finalizohet zgjerimi i NATO-s me tri shtetet në fqinjësi tonë, rruga e Kosovës drejt NATO-s pavarësisht sfidave do të përmbyllet në më pak se një dekadë. Pra, brenda periudhës deri me 2025, Kosova do të arrijë të anëtarësohet në NATO”, ka thënë Ramadani, transmeton Ekonomia Online.

Ndërkaq ai ka bërë të ditur se kjo fazë mund të finalizohet në dy dimensione.

“Janë dy dimensione tejet të rëndësishme për t’u finalizuar kjo:
Së pari, një qasje e drejtë strategjike e komunikimit sepcifik Kosovë-NATO dhe anasjelltas”.

“Së dyti, një varg reformash kryesisht ligjore dhe të verifikimit të sigurisë për të forcuar besueshmërinë në funksionalitetin e sundimit të ligjit në Kosovë, sidomos në nivelet e qasjes në informacione të klasifikuara“.

Postimi i plotë i Ramadanit:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme