Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani ka thënë se çdo kush që e mohon masakrën e Reçakut, bën krim tutje.
Kështu tha ai teksa shkruan për 27-vjetorin e masakrës së Reçakut të kryer nga forcat serbe.
“Mohimi i masakrës së Reçakut është krim. Para 27 vjetësh, shqiptarë civil u masakruan në Reçak nga forcat serbe. Bota demokratike lëvizi për t’i dhënë kështu fund regjimit të Serbisë mbi Kosovën. Ne nuk harrojmë kurrë! Ata që ende e mohojnë masakrën e Reçakun bëjnë krim edhe më tutje!”, ka shkruar Ramadani në “facebook”.