Ramadani: Serbia s’ka ndryshuar, deklarata e ministres dëshmon që ‘‘Bota Serbe’’ është rrezik për rajonin

Prishtinë | 14 Kor 2026 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Burim Ramadani, deputeti i zgjedhur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviq, e cila tha se, po të ishte në vend të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq, në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.

Ramadani, ka deklaruar se Serbia nuk ka ndryshuar, dhe se, deklarata e ministres në fjalë, dëshmon që platforma ‘’Bota Serbe’’ është rrezik për stabilitetin dhe sigurinë në Ballkan.

Postimi:

Serbia nuk ka ndryshuar. Deklarata e ministres atje dëshmon që platforma “Bota Serbe” është rrezik për stabilitetin dhe sigurinë në Ballkan.

Regjimi serb po investon vazhdimisht për të destabilizuar krejt rajonin.

Qartësisht, Kosova është caku i tyre e njëkohësisht ankthi i tyre.

Kurrë më! Kurrë Serbia nuk mundet të shkelë krenarinë mbrojtëse të popullit të Kosovës!

Të ngjashme