Ramadani: Serbia s’ka ndryshuar, frikësohet të bëjë luftëra pasi është djegur keq në Kosovë

Prishtinë | 11 Gus 2019 | 14:36 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri në dorëheqje i Mbrojtjes, Burim Ramadani, e ka quajtur forcim të institucioneve të vendit, Strategjinë e Sigurisë së Kosovës. Ai shton se Serbia nuk ka ndryshuar, por se tash frikësohet të bëj luftë në Kosovë.

Ai thotë se kjo strategji bën Kosovën të synojë që të kthehet shtet model në rajon në fushën e sigurisë, mbrojtjes, informacionit dhe diplomacisë.

“Me të drejtë, kemi definuar Aktivitetet e Jashtme Armiqësore (Serbinë dhe Rusinë) si kërcënimin kryesor ndaj sigurisë së Kosovës”, thotë ai.

Ramadani thotë se pak javë pasi Kosova miratoi Strategjinë e modernizimit, Serbia e miratoi Strategjinë e vet Milosheviciane.

“Sërish, e konfirmoi se Serbia nuk ka ndryshuar fare, vetëm që tash frikësohet të bëjë luftëra, sepse është djegur keq në Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai thotë se dallimi mes Kosovës dhe Serbisë është sikur dallimi mes të mirës dhe të keqes.

“Pra, dallimi mes nesh është konceptual, i thellë dhe dallim mes të mirës e të keqes. Ne duam të modernizojmë veten dhe rajonin. Ata duan ta kthejnë të kaluarën Milosheviciane”, thotë ai.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme