Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës në hendboll, Taip Ramadani, të hënën, ka publikuar listën me emrat e hendbollistëve për ndeshjet me gjigantët e hendbollit botëror, Poloninë dhe Gjermaninë.
Ndeshjet i takojnë fazës së dytë të kualifikimeve për Evropianin 2020, kurse në grup me Kosovën është edhe Izraeli.
Duelin e parë në kuadër të këtyre eliminatoreve, Kosova e luan në udhëtim pas shtatë ditësh (24 tetor) ndaj Polonisë në Ostrowiec.
Katër ditë më vonë, Kosova e pret Gjermaninë që është një prej ekipeve më të mira në botë.