Zëvendësministri Burim Ramadani ka takuar sot në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës, Atasheun jo-rezident të Mbrojtjes së Francës, Fabrice Duda.
Ramadani ka thënë se bashkëbisedoi me Kolonelin Duda për thellimin e partneritetit me Francën.
”Thellimi i partneriteteve bilaterale me shtetet anëtare të NATO-s është synim në të cilën Kosova vazhdimisht ka qasje të suksesshme. Kështu, në fushën e mbrojtjes, jemi duke avancuar në detajimin e partneriteteve me shtetet demokratike.
Në këtë objektiv institucional, jam i knëaqur me avancimin e partneritetit me Republikën e Francës, si një prej shteteve më mbështetëse të transicionit të FSK-së dhe forcimit të institucioneve të Kosovës.
Sot, në Ministri të Mbrojtjes, prita dhe bashkëbiseduam me Atasheun Jo-Rezident të Mbrojtjes së Francës, Kolonelin Fabrice Duda, me të cilin paraprakisht jemi takuar gjatë vizitës në Ministrinë e Mbrojtjes së Francës, në shkurt të 2019-tës.
Me thellimin e partneritetit me Francën, Kosova po bën hapa seriozë në rrugën e saj specifike drejt anëtarësimit në NATO, po ashtu”.