Zëvendësministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka thënë se lidershipi i Serbisë po i mohon krimet e kryera në Kosovë.
Sipas tij, mohimi i krimeve është më shumë sesa ekzekutimi i krimeve të reja.
“Mohimi i krimeve është më shumë sesa ekzekutimi i krimeve të reja dhe këtë po e shohim nga lidershipi i Serbisë”.
“Vuçiqi, Daçiqi dhe Gjuriqi po mohojnë krimet anembanë Kosovës, te kryera gjatë viteve 1998-99, të cilat u patën ndalur për shkak të intervenimit humanitar më të suksesshëm në histori, intervenimit të NATO-s”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Ramadanit në Facebook.