Lahaj shpreh dëshirën që t’i ndihmojë muzikantët kosovarë.
Tenori shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj, vazhdon të shënojë suksese në profesionin e tij.
Lahaj së fundi ka performuar në Operën Mbretërore të Anglisë në Londër, bashkë me disa emra të njohur.
Në një intervistë për “The Stage”, tenori ka vënë në dukje dëshirën që muzikantët nga Kosova të shkelin në një skenë bashkë me artistët botërore.
“Rame Lahaj: ‘Dua të ndihmoj muzikantët kosovarë të ndajnë një skenë me artistë të klasit botëror”, ishte titulli i intervistës që dha Lahaj.
Aty ai theksoi se kishte filluar të merret me muzikë në moshën 21 vjeçare, ndërsa rrëfeu edhe rrugën që kishte kaluar për të qenë këtu ku është tani.
“Tenori kosovar Ramë Lahaj nuk ka filluar të merret me trajnimet e tij muzikore deri në moshën 21 vjeçare, por tani është një yll ndërkombëtar, duke u shfaqur në Royal Opera House”, thuhet ndër të tjera në atë artikull.