Ramë Lahaj ironizon: Hapi kandidaturën si president i pavarur

Prishtinë | 20 Gus 2026 | 19:55 | Nga Ekonomia Online

Tenori kosovar me famë botërore, Ramë Lahaj, ka lënë të kuptohet se mund të kandidojë për president të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lahaj, me tone ironike, shkroi se ka hapur kandidaturën për president të pavarur.

“Neve Rugovaseve na shkon kryetarallaku! Na veç një të keqe e kemi që filozofisë tonë i duhen së paku nja dy dekada me u kuptu, edhe pse nuk është që na bën shumë përshtypje fakti që humbim kohë”, ka shkruar Lahaj.

“Pak shaka, po ditë të mira kanë me ardhë”, ka shkruar ai, duke publikuar edhe një fotografi nga një vizitë e mëparshme në Parlament

Të ngjashme