Tenori i njohur shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj, njofton se do të mbajë një koncert në Prishtinë.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të shpërndarë me ndjekësit në llogaritë e tij zyrtare.
Koncerti i tij i quajtur “Ramë Lahaj&Friends” pritet të mbahet më 7 gusht në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë.
“Të dashtun miq, Jam tej mase i lumtun të ju njoftoj se në kuadër të RLIOF koncerti Rame Lahaj & Friends do të mbahet më 7 gusht 2021 në ora 20:30 në sheshin Skënderbeu në Prishtinë. Kësaj radhe kemi miq artist nga më të mirët e botes së operës. Përveç kësaj në ketë periudhë e kemi gjysmën tjetër të zemrës sonë, mërgatën e cila Kosovës i jep jetë gjatë gjithë verës, e ne na mungon gjatë gjithë vitit, andaj ejani të festojmë të gjithë së bashku.
Ju lutemi që biletat pa pagesë ti merrni pran biletarisë së Teatrit Kombëtar të Kosovës. Është e rëndësishme ti rezervoni vendet tuaja.
Ndërsa konferenca për media do të jetë nesër në ora 14:30 në hotel Opera në Prishtinë.
Shihemi së shpejti në shesh.
Rame”.