Ramiz Kelmendi riangazhohet në PDK, do të jetë kandidat për deputet

Prishtinë | 12 Jan 2021 | 22:33 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj ka njoftuar se partisë së tij iu është bashkangjitur Ramiz Kelmendi.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka njoftuar se në vizionin e PDK-së për rimëkëmbjen e shtetit, Kosova, sot, ka më së shumti nevojë për profesionistë të dëshmuar në fushën e ekonomisë.

Ai ka thënë se gjithë në PDK, janë jashtëzakonisht të lumtur që Ramizi ka vendosur të na bashkohet në detyrën tonë të re. Ramiz, faleminderit për besimin dhe mirë se vjen në mesin tonë.

Lexoni të plotë statusin e Hoxhajt:

Ramiz Kelmendi, miku im dhe një ndër sipërmarrësit më të suksesshëm në vend, do të jetë pjesë e listës fituese të Partisë Demokrataike të Kosovës. Në vizionin tonë për rimëkëmbjen e shtetit, Kosova, sot, ka më së shumti nevojë për profesionistë të dëshmuar në fushën e ekonomisë. Ndihma për bizneset dhe hapja e vendeve të reja të punës do të jenë prioriteti kryesorë i Partisë Demokratike. 

Prandaj, unë dhe të gjithë në PDK, jemi jashtëzakonisht të lumtur që Ramizi ka vendosur të na bashkohet në detyrën tonë të re. Ramiz, faleminderit për besimin dhe mirë se vjen në mesin tonë. #HoxhajKryeministër

Të ngjashme