Zëvendëskryeministri në largim, Ramiz Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar të gjithë mbështetësit e tij, përderisa ka thënë që ishte krenar të punonte pranë kryeministrit në largim, Isa Mustafa.
Tutje ai ka thënë që do të vazhdoj punën për zhvillimin ekonomik të Kosovës, përderisa ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve.
Më poshtë është postimi i plotë i tij.
“Të nderuar qytetarë, mbështetës të zgjedhjes sime në postin e Deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe së fundmi edhe në pozitën e zv/Kryeministrit të Republikës së Kosovës;
Dua të ju falënderojë nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme që më keni bërë në vazhdimësi. Ju garantojë se kam punuar për të mirën e qytetarëve dhe të mirën e akterëve ekonomik. Kam punuar dhe kontribuar në rritjen e punësimit dhe mirëqenies sociale. Isha krenarë të jem pranë kryeministrit Isa Mustafa dhe ekipit të tij qeverisës.
Ju siguroi se angazhimi im në misionin ekonomik për të zhvilluar Kosovën në frymën e nevojave dhe kërkesave qytetare, në përputhje me shembujt e shteteve të zhvilluara, miqve tonë të përhershëm në krye me SHBA-të, do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Andaj, më nevojitet mbështetja juaj e pamunguar asnjëherë për të arritur në finalizimin e synimeve që ja kemi vënë vetës.
Ju faleminderit” ka shkruar Ramiz Kelmendi.