Në media, sot është riaktualizuar “Lista e zezë”, që përshkruan emrat e politikanëve apo personave tjerë, shtetas të Kosovës, të cilëve u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mesin e tyre është edhe Ramiz Lladrovci. Ai ka një përgjigje origjinale ndaj kësaj liste.
Ai në rrjetin social ka publikuar foton në Ambasadën e ShBA-së në Shqipëri, së bashku me ish Ambasadorin Arvizu, para Ambasadës. Hapësira e ambasadës, konsiderohet si pjesë e sovranitetit të atij shteti.
“Miqësia e ShBA-së ishte, është dhe mbetet me rëndësi historike dhe vlerë për kombin tonë”, ka shkruar Lladrovci.
“Përjetë falënderues, gardianit të lirisë në botë, popullit amerikan që u kujdes për ngadhënjimin e të drejtës tonë për liri dhe shtet”, ka theksuar ish-ambasadori.