Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se grupit të asamblistëve të PDK-së i është bashkangjitur Mirlinda Dvorani që garoi në kuadër të Demokratëve për Drenasin, subjekt ky i formuar nga Driton Ajazi.
Lladrovci tha se Dvorani do të jetë vlerë e shtuar në asamblenë komunale.
“Grupi i asamblistëve të PDK-së në Drenas, nga sot, është më i madh edhe për një anëtare. Asamblistja Mirlinda Dvorani, deri tash pjesëtare e DD, kalon në PDK dhe do të jetë votë dhe vlerë e shtuar në Asamblenë komunale të komunës së Drenasit. Mirë se vjen Mirlindë! Vendimi juaj e fuqizon edhe më tej moton e fitores, Bashkë për Drenasin. Interesi qytetar do të përfaqësohet më së miri me unitetin tonë, bashkëpunimin dhe harmonizimin e mëtejshëm për interesin qytetar, interesin e komunës tonë”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.
Postimi i plotë:
Grupi i asamblistëve të PDK-së në Drenas, nga sot, është më i madh edhe për një anëtare. Asamblistja Mirlinda Dvorani, deri tash pjesëtare e DD, kalon në PDK dhe do të jetë votë dhe vlerë e shtuar në Asamblenë komunale të komunës së Drenasit.
Mirë se vjen Mirlindë!
Vendimi juaj e fuqizon edhe më tej moton e fitores, Bashkë për Drenasin. Interesi qytetar do të përfaqësohet më së miri me unitetin tonë, bashkëpunimin dhe harmonizimin e mëtejshëm për interesin qytetar, interesin e komunës tonë.
Qeverisja jonë lokale do të vazhdojë të jetë shembullore me zbatim të ligjshmërisë, transparencë dhe llogaridhënie.
Respekt Mirlindë!