Ramiz Lladrovci: Kushdo që fiton ia shtrij dorën, por ne e marrim pa balotazh

Prishtinë | 12 Tet 2025 | 20:36 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se po prijnë bindshëm në rezultatet dhe se fitues i këtyre zgjedhjeve është ai. Ai ka thënë se pret rezultatin e KQZ-së dhe jo të exit polleve, duke theksuar se fitoren e ka pa balotazh.

“Falënderoj qytetarët e Drenasit për kulturën që kanë treguar. Vërtetë janë kampion, fushatë e mirë ka qenë pavarësisht që opozita ka përdorur gjithfarë incizimi. Por të gjithë do të përgjigjen. Sa i përket rezultateve ju i keni parë rezultate exit polleve, unë jam me çdo respekt për punën e tyre,  por e dini që edhe në zgjedhjet tjera kam thënë se nuk iu besoj, sepse rezultati për ne është vec kur del nga kutia e votimit…kush fton unë ia shtri dorë, por jam i bindur që ne e marrim me herën e parë s’ka me pasë nevojë për herën e dytë”, ka deklaruar ai në mesin e simpatizantëve.

Më tej ai tha se “Gjitha rezultate që po marrim jemi duke prirë bindshëm karshi kandidatëve të tjerë. Nuk pres balotazh, rezultatin e pres çfarëdo qoftë ai”.

Të ngjashme