Në një postim, në rrjetin social, Xhavit Drenori ka pasur ankesa ndaj buxhetit të miratuar nga Asambleja e Drenasit në shtator të 2017, duke e quajtur Lladrovcin edhe diktator.
Kryetari Ramiz Lladrovci e ka quajtur axhami z. Drenori, madje, ai kërkon nga Drenori ai të “jetoj e punoj sipas mundësisë”.
Ja postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit:
“Përgjigje për Xhavit Drenorin!!!
Qytetari ta tregoi vendin o Xhavit! Boll! Propozimet e Kryetarit votohen.
Kur të bëhesh kryetar, propozo e udhëheq.
Je i vogël për çështje të mëdha.
Të kam thënë edhe në mbledhje se je axhami në politikë. Je axhami, a e kupton!
Flet për buxhetin e diskutuar e miratuar në shtator të 2017.
Mos përhap nofka të padobishme dhe të dëmshme për shëndetin tënd opozitar.
Jemi gati në 2018. Jepi vetes pak oksigjen. Dije se më nuk do të merrem me ty.
Jeto e puno për vendin sipas mundësisë!!!”