Sergio Ramos mund ta ketë luajtur El Clasicon e fundit në karrierë pasi mbrojtësi spanjoll mund të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit
Sergio Ramos e ndihmoi mbrëmë Real Madridin në fitoren 2:0 ndaj Barcelonës në El Clasico, shkruan Gazeta Express.
Qendërmbrojtësi spanjoll kontribuoi që madrilenët të mos pësonin gol në Santiago Bernabeu.
Me këtë rast, Reali e mori primatin në La Liga.
Por, mediat spanjolle shkruajnë se për veteranin e mbrojtjes kjo mund të ketë qenë “El Clasico” e fundit.
Në fakt, Ramos ka kontratë me “Los Blancos” deri në vitin 2021, por 34 vjeçari mund të largohet nga Madridi qysh këtë verë, edhe pse ai ndihet ende mirë fizikisht.