Ramos e luajti El Clasicon e fundit në karrierë

Prishtinë | 02 Mar 2020 | 12:48 | Nga Ekonomia Online

Sergio Ramos mund ta ketë luajtur El Clasicon e fundit në karrierë pasi mbrojtësi spanjoll mund të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit

Sergio Ramos e ndihmoi mbrëmë Real Madridin në fitoren 2:0 ndaj Barcelonës në El Clasico, shkruan Gazeta Express.

Qendërmbrojtësi spanjoll kontribuoi që madrilenët të mos pësonin gol në Santiago Bernabeu.

Me këtë rast, Reali e mori primatin në La Liga.

Por, mediat spanjolle shkruajnë se për veteranin e mbrojtjes kjo mund të ketë qenë “El Clasico” e fundit.

Në fakt, Ramos ka kontratë me “Los Blancos” deri në vitin 2021, por 34 vjeçari mund të largohet nga Madridi qysh këtë verë, edhe pse ai ndihet ende mirë fizikisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme