Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën në mes të Real Madridit dhe Elches. Zinedine Zidane ka bërë disa ndryshime për këtë takim. Sergio Ramos e nis nga fillimi pasi mungoi për më shumë se një muaj, derisa Eden Hazard është ulur në stol. Për këtë ndeshje janë lënë në stol edhe Luka Modric, Toni Kroos […]
Ramos titullar – Hazard, Kroos, Modriç e Asensio në stol

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën në mes të Real Madridit dhe Elches.
Zinedine Zidane ka bërë disa ndryshime për këtë takim.
Sergio Ramos e nis nga fillimi pasi mungoi për më shumë se një muaj, derisa Eden Hazard është ulur në stol.
Për këtë ndeshje janë lënë në stol edhe Luka Modric, Toni Kroos e Marco Asensio – Zizu dëshiron t’i ketë të freskët për ndeshjen e kthimit me Atalantën në Ligën e Kampionëve, raporton Gazeta Express.











